Njoftim për shtyp i IKP-së datë 23.06.2020
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 293.1 KB
Përmbledhje
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 162, datë 19.6.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Manjola Kajana, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.Në çelje të seancës, Kryesuesja e trupit gjykues kërkoi opinionin e palëve për aktet e dërguara nga institucionet, në funksion të hetimit gjyqësor dhe provave të reja të subjektit të rivlerësimit.
Komisioneri Publik, në qëndrimin e tij, u shpreh se aktet e administruara plotësojnë hetimin e kërkuar në shkaqet e ankimit.