Njoftim për shtyp i IKP-së datë 05.03.2020
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 293.6 KB
Përmbledhje
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 63, datë 6.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit, z. Arben Dollapaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.Komisioneri Publik, në paraqitje të konkluzioneve përfundimtare, nënvizoi faktin se ankimi i tij u mbështet në fakte dhe rrethana, të cilat iu bën me dije institucioneve të rivlerësimit nëpërmjet pjesëmarrjes së publikut në këtë proces, përmes denoncimeve, dhe për të cilat trupi gjykues pranoi të hetonte gjatë këtij gjykimi. Komisioneri Publik u qëndroi shkaqeve dhe kërkimit përfundimtar të ankimit, duke parashtruar se subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provonte të kundërtën e tyre gjatë shqyrtimit gjyqësor. Në këto kushte, Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 63, datë 6.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.