Njoftim për shtyp i IKP-së datë 24.07.2019
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 288.2 KB
Përmbledhje
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi i ankimit kundër vendimit nr. 61, datë 2.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit, z. Gentjan Osmani, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, aktualisht anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.Gjatë seancës së sotme, Komisioneri Publik dhe subjekti i rivlerësimit parashtruan opinionet rreth analizës financiare, të kryer nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, si dhe paraqitën konkluzionet përfundimtare, në mbyllje të hetimit gjyqësor.