Njoftim për shtyp i IKP-së datë 17.07.2019
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 289.4 KB
Përmbledhje
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi i ankimit kundër vendimit nr. 46, datë 24.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit, z. Xhezair Zaganjori, magjistrat/ Kryetar i Gjykatës së Lartë.Komisioneri Publik, gjatë parashtrimeve të konkluzioneve përfundimtare, u qëndroi të gjitha shkaqeve të ankimit. Lidhur me interpretimin e nenit D të aneksit të Kushtetutës, Komisioneri Publik kërkoi nga trupi gjykues t’i referohet jurisprudencës së krijuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit gjatë vendimmarrjes për çështje të lidhura me pasuritë e subjekteve të rivlerësimit. Komisioneri Publik, në përfundim të parashtrimeve të tij, vlerësoi se subjekti i rivlerësimit, z. Xhezair Zaganjori, ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të pasurisë dhe kërkoi nga trupi gjykues ndryshimin e vendimit nr. 46, datë 24.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin e tij nga detyra.