Njoftim për shtyp i IKP-së datë 12.06.2019
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 289.4 KB
Përmbledhje
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku filloi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 43, datë 18.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit, znj. Nertina Kosova, magjistrat/gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda.Komisioneri Publik në parashtrimet e çështjes njohu trupin gjykues me shkaqet e ankimit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që në vlerësimin e Komisionerit Publik nuk ka kryer hetim të plotë dhe për rrjedhojë nuk mund të konkludohet se subjekti i rivlerësimit arrin nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë, referuar nenit D të aneksit të Kushtetutës.