Njoftim për shtyp i IKP-së datë 17.04.2019
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 289.9 KB
Përmbledhje
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi i ankimit kundër vendimit nr. 22, datë 7.6.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit z. Edmond Islamaj, gjyqtar në Gjykatën e Lartë.Komisioneri Publik, në qëndrimin e tij rreth disa akteve noteriale, të paraqitura rishtazi nga subjekti i rivlerësimit, u shpreh se ato nuk kanë fuqi provuese, pasi nuk janë marrë në zbatim të procedurës së parashikuar në Kodin e Procedurës Civile, për administrimin e thënieve të dëshmitarëve. Komisioneri Publik parashtroi po ashtu se disa akte noteriale të paraqitura, para trupës gjykuese, nga subjekti i rivlerësimit, janë legalizuar në Shqipëri në kundërshtim me ligjin nr. 7829, datë 1.6.1994 “ Për Noterinë”, pasi thëniet e dëshmitarëve janë marrë jashtë territorit të Shqipërisë.