Njoftim për shtyp i IKP-së datë 05.02.2019
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 292.1 KB
Përmbledhje
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi i ankimit të paraqitur nga ky institucion kundër vendimit nr. 32, datë 5.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit znj. Alma Brati, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në nisje të seancës, njoftoi palët për depozitimin në cilësinë e provës të dy shkresave zyrtare nga: Drejtoria e Tatimeve, Durrës dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Durrës, ku jepet informacion lidhur me tatimin e të ardhurave të babait të ndjerë, të subjektit të rivlerësimit, znj. Alma Brati, për periudhën 1999-2003, si dhe praktikën e regjistrimit të apartamentit në pronësi të saj.