Njoftim për shtyp i IKP-së datë 11.12.2018
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 287.3 KB
Përmbledhje
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi i ankimit të paraqitur nga ky institucion kundër vendimit nr. 22, datë 7.6.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit z. Edmond Islamaj, gjyqtar në Gjykatën e Lartë.Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pasi njoftoi palët për administrimin e korrespondencave zyrtare nga disa institucione dhe dosjen e një denoncimi nga publiku, caktoi zhvillimin e seancës gjyqësore të radhës më datë 17.12.2018, për të paraqitur palët qëndrimin e tyre lidhur me përmbajtjen e akteve që janë marrë gjatë rihetimit të subjektit të rivlerësimit për kriterin e pasurisë.