Dokumente
-
pdf
Dokumenti kryesorDokumenti kryesor · 233.3 KB
Përmbledhje
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Myriban Mullaj, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Durrës.Me vendimin nr. 58, datë 17.11.2017, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të mbushjes së moshës për pension, më datë 29.11.2017, të gjyqtares së Gjykatës së Apelit Durrës, znj. Myriban Mullaj.
KPK ka vendosur :
Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për znj. Myriban Mullaj, me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Durrës, pa një vendim përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë i pamundur.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 15.04.2019.