Vendim

Vendim i KPK-së Nr: 129 datë 28.03.2019

Dokumente

Përmbledhje

Subjekti i rivlerësimit: Z. Ylli Dhimitri, prokuror në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë.

Me vendimin nr. ***, datë 12.4.2017, Prokurori i Përgjithshëm, ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të mbushjes së moshës për pension, të prokurorit në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, z. Ylli Dhimitri.


KPK ka vendosur :
Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për z. Ylli Dhimitri, prokuror në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, pa një vendim përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë i pamundur.


Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 16.04.2019.