Njoftim për shtyp i KPA-së 24/06/2020
Përmbledhje
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.5/2019, datë 28.01.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Shpëtim Kurti, kundër vendimit nr. 80, datë 23.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin Dh, pika 3 dhe 4 të Aneksit të Kushtetutës, nenin 61, pika 2 dhe 3, si dhe në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 80, datë 23.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Shpëtim Kurti.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 24.06.2020.