Njoftim publik

Njoftim për shtyp i KPA-së 20/12/2019

Dokumente

Përmbledhje

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 19.12.2019, është paraqitur nga Gjykata e Apelit Administrativ çështja me palë: paditës: Tom Dedaj; të paditur: Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Prokuroria e Përgjithshme, pasi, me vendimin nr. 229, datë 22.10.2019, kjo gjykatë ka vendosur “Shpalljen e moskompetencës funksionale të Gjykatës së Apelit Administrativ, për shqyrtimin e pikave 1, 2, 3 dhe 9 të objektit të kërkesë padisë së paditësit Tom Dedaj dhe dërgimin e akteve Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.”