Njoftim publik

Njoftim për shtyp i KPA-së 14/11/2019

Përmbledhje

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.56/2019, datë 07.11.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ardian Ylli kundër vendimit nr.182, datë 18.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 14.11.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
- Kryesuese: Ina Rama
- Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj, Sokol Çomo