Njoftim publik

Njoftim për shtyp i KPA-së 29/10/2019

Përmbledhje

Ditën e hënë, më datë 18.11.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.38/2018, datë 05.12.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Ahmet Jangulli, kundër vendimit nr. 67, datë 05.10.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
- Kryesues: Luan Daci
-Relatore: Albana Shtylla
- Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.