Njoftim për shtyp i KPA-së datë 29/07/2020
Përmbledhje
Më datë 28.07.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 32/2019, datë 09.07.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Edison Ademi kundër vendimit nr. 137, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 32/2019, datë 09.07.2019, do të ketë përbërjen që vijon:
- Kryesuese: Rezarta Schuetz
- Relator: Ardian Hajdari
- Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo