Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 05.03.2020
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 509.8 KB
Përmbledhje
Rendi i ditës:1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për ngritjen e grupit të punës për funksionimin e sistemit të menaxhimit të çështjeve pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për detajimin dhe shpërndarjen e punonjësve shtesë në disa gjykata”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për rialokimin e fondeve për shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë së godinave të gjykatave” i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për nxjerrjen nga përdorimi të disa aseteve dhe transferimin kapital të pajisjeve të zyrave”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e “Rregullore për parandalimin e konfliktit të interesave dhe deklarimin e pasurive në ushtrimin e funksioneve publike në Këshillin e Lartë Gjyqësor””, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e “Raport Vjetor i Auditimit të Pushtetit Gjyqësor për vitin 2019”” i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e formularit të integruar të vlerësimit të gjyqtarit”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e përhershëm në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të gjyqtares {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
9. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të rekrutimit si gjyqtar të kandidatëve për magjistratë, profili gjyqtar, që pritet të diplomohen në vitin akademik 2019-2020”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
10. Shqyrtimi i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr. 112, datë 09.07.2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, i ndryshuar”.
11. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në Gjykatën e Lartë.