Procesverbal

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 10.12.2019

Dokumente

Përmbledhje

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e programit të vlerësimeve etike dhe profesionale për vitin 2020”, përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
2. Shqyrtimi i projektvendimeve për mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të dorëheqjes, për disa gjyqtarë, përgatitur nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e gjyqtarëve për mediat”, përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për komandim në Ministrinë e Drejtësisë, kohëzgjatjen, kriteret dhe procedurën e komandimit”, përgatitur nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës.
5. Shqyrtimi i projektvendimeve për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për kandidatët: znj. {...}, Relator z. Ilir Toska; z. {...}, Relatore znj. Marçela Shehu; z. {...}, Relatore znj. Marçela Shehu; znj. {...}, Relator z. Alban Toro.