Procesverbal

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 11.10.2019

Dokumente

Përmbledhje

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave: 26.09.2019, 01.10.2019, 02.10.2019 dhe 08.10.2019.
2. Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e një gjyqtari në pozicionin e Këshilltarit të Etikës pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Metodologjia për vlerësimin dhe pikëzimin e kandidatëve jogjyqtarë për në Gjykatën e Lartë”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
5. Shqyrtimi i kërkesës së gjyqtares {...}, për përjashtim nga lista e gjyqtarëve që caktohen për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
6. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.