Procesverbal

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 28.02.2019

Dokumente

Përmbledhje

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave, 07.02.2019, 14.02.2019 dhe 19.02.2019 nga anëtarët e Këshillit.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për praktikën profesionale të kandidatëve për magjistratë të Shkollës së Magjistraturës”, i përgatitur nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës.
3. Shqyrtimi i projekt-udhëzimit “Mbi pagesat e gjyqtarëve në ditët e pushimit javor dhe festave zyrtare” të përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
4. Deklarimi i mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të mbushjes së moshës së pensionit në datën 15.02.2019, të gjyqtarit {...}, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
5. Deklarimi i mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të mbushjes së moshës së pensionit në datën 26.02.2019, të gjyqtarit {...}, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për një shtesë në vendimin nr. 35, datë 19.02.2019 “Mbi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme” të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
7. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionin në mënyrë të përhershme.