Njoftim publik

Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 29 Korrik 2020

Dokumente

Përmbledhje

Sot më datë 29 korrik 2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor në bashkëpunim me Gjykatën e Lartë organizuan në platformën Zoom aktivitetin mbi “Prezantimin e Udhërrëfyesit për Efikasitetin e Gjykatës së Lartë dhe reduktimin e stokut të çështjeve të prapambetura”.
Ky event u përshëndet nga Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Znj. Yuri Kim si dhe Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Z. Luigi Soreca.