Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 09 Korrik 2020
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 328.8 KB
Përmbledhje
Sot me datë 09.07.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme.Në fillim të mbledhjes, anëtarët diskutuan mbi Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për Raportin Vjetor të Veprimtarisë së vitit 2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Duke mbajtur në konsideratë, plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, Këshilli vendosi hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqtarëve, për 5 (pesë) pozicione të lira, 4 (katër) në fushën e të drejtës penale dhe 1 (një) administrative, dhe fillimin e procedurës së përshpejtuar të vlerësimit etik dhe profesional viti kalendarik 2019, për gjyqtarët që kanë plotësuar deri tani 3 (tre) kushtet ligjore të kandidimit për ngritje në detyrë në këtë gjykatë.