Njoftim publik

Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 02 Korrik 2020

Dokumente

Përmbledhje

Sot me datë 02.07.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme.

Për shkak të mos shprehjes së interesit nga gjyqtarët për pozicionet e lira të shpallura me datë 26.02.2020, Këshilli vendosi rihapjen e procedurës së ngritjes në detyrë për 4 (katër) pozicione të lira në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe rihapjen e procedurës së ngritjes në detyrë për 1 (një) pozicion të lirë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.