Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 11 Qershor 2020
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 87.0 KB
Përmbledhje
Sot me datë 11.06.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme.Në funksion të plotësimit të skemës së vlerësimit të gjyqtarëve dhe me qëllim nisjen e shpejtë vlerësimit periodik, Këshilli vendosi miratimin e rregullave për përzgjedhjen me short të çështjeve në procesin e vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarit, fillimin e procedurës së vlerësimit etik e profesional dhe caktimin nëpërmjet shortit të relatorit dhe nëpunësit përgjegjës, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit) të 18 gjyqtarëve që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit.