Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 26 Mars 2020, për pezullim veprimtarie
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 187.8 KB
Përmbledhje
Të dashur bashkëqytetarë!Duke marrë shkas nga situata në vend e krijuar nga virusi COVID-19, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka marrë para dy ditësh vendimin për të vijuar pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë, deri në datën 7 prill 2020, me përjashtim të çështjeve urgjente.
Ky nuk është një vendim i marrë lehtësisht, por jemi të angazhuar për të garantuar sigurinë e publikut, gjyqtarëve dhe të gjithë punonjësve të tjerë të gjykatave. Këto janë kohë të paprecedenta për të gjithë botën dhe ne, ashtu si dhe ju, jemi duke punuar për të gjetur rrugën më të mirë për të ecur përpara. Ne mbështesim marrjen e masave të vazhdueshme për mbrojtjen e vendit dhe të gjithë qytetarëve nga përhapja e virusit COVID-19.