Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 07 Shkurt 2020
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 352.5 KB
Përmbledhje
Sot me datë 7.2.2020 Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi mledhjen e radhës në të cilën miratoi disa vendime të rëndësishme.Në zbatim të detyrimeve ligjore, Këshilli miratoi vendimin mbi kriteret dhe proçedurat e ngritjes në detyrë të gjyqtarëve. Me këtë vendim Këshilli i hap sot, rrugën funksionalizimit të plotë të Gjykatës së Lartë, Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si dhe gjykatave të apeleve të vendit, nëpërmjet shpalljes së vendeve vakant, proçedurës së ngritjes në detyrë dhe promovimit të gjyqtarëve profesionistë dhe me integritet të lartë.