Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 11.12.2019
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 174.2 KB
Përmbledhje
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 11.12.2019, nga ora 13.45 deri në orën 18.30 zhvilloi mbledhjen e radhës, me këtë rend dite:1. Shpallja dhe fillimi i procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
2. Miratimi i kalendarit të intervistave me kandidatët e lejuar për kandidim në vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
3. Miratimi i ekspertëve të gjuhëve të huaja në funksion të realizimit të intervistave me kandidatët e lejuar për kandidim.
4. Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e kandidaturave dhe zhvillimi i intervistave, sipas ligjit, me kandidatët e lejuar në vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
5. Hedhja e shortit për caktimin e anëtarit të Këshillit, relator për ndjekjen e procedurave të verifikimit dhe të vlerësimit të vendit vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Kuvendi në datën 21.08.2019.