Njoftim publik

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 15.01.2020

Dokumente

Përmbledhje

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), i zgjedhur për të ushtruar veprimtarinë gjatë vitit 2020, zhvilloi mbledhjen e tij të parë, sot në datën 15.01.2020, me këtë rend dite:
1.Kostituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me përbërjen e zgjedhur për të ushtruar funksionet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore për vitin kalendarik 2020.
2.Çështje të mbështetjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me mjete buxhetore, personel administrativ, ambiente dhe pajisje pune nga Gjykata e Lartë për vitin 2020.
3.Informacion për vendet vakante ekzistuese për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të cilat sipas Kushtetutës plotësohen nga Presidenti i Republikës, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë.
4.Procedura e shortit për caktimin e anëtarëve relatorë për ndjekjen e procedurave të verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendet vakante