Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 14.11.2019
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 146.9 KB
Përmbledhje
Duke i vlerësuar jo vetëm si të pavërteta thëniet, por edhe si tërësisht të papërshtatshme në aspektin institucional dhe etik, jo vetëm qëndrimin, por edhe sjelljen dhe gjuhën e përdorur nga Presidenti i Republikës, në raport me vendin, dinjitetin dhe prestigjin që i cakton Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë,Duke respektuar të drejtën dhe detyrimin që buron nga qënia funksionar kushtetues, në përbërje dhe drejtim të një organi kushtetues të pavarur, sipas të cilit, çdo organ kushtetues dhe çdo funksionar kushtetues është interpretuesi dhe zbatuesi i drejtpërdrejtë i Kushtetutës dhe ligjit, në mënyrën të pavarur dhe të pandikuar nga qëndrimi i institucioneve të tjera, aq më tepër nga interesat e një natyre joinstitucionale,
Duke pasur parasysh përcaktimet e qarta dhe vetë leximin e drejtpërdrejtë të dispozitave të Kushtetutës, aq më tepër të normave të saj që gjejnë zbatim në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe që në pajtim me të, rregullohen më hollësisht me ligj