Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, të Avokatit të Popullit, të përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, si edhe të dy ekspertëve të EURALIUS, si institucion i ftuar që mbështet me asistencën e tij ligjore përgatitjen dhe miratimin e projektakteve rregullatorë të KED, ditën e sotme 18.03.2019, zhvilloi mbledhjen e radhës, ku në rendin e ditës ishte përcaktuar, diskutimi dhe miratimi i Projekt Akteve Normative mbi vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.