Procesverbal

Procesverbal Nr.16 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 05.04.2019, Ora 10.00

Dokumente

Përmbledhje

Rendi i ditës :
1. Informacion për vendet vakante për të cilat organet e emërtesës kanë vënë në lëvizje Këshillin, si edhe kandidatët e paraqitur për secilin vend vakant.
2. Diskutimi dhe miratimi i fillimit të procedurave për verifikimin, vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e kandidaturave në vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe për Inspektor i Lartë i Drejtësisë, si edhe të njoftimit zyrtar publik për fillimin e këtij procesi.
3. Diskutimi dhe miratimi i projektvendimit për njoftimin e Gjykatës së Lartë, si subjekt që e ka vënë në lëvizje Këshillin, për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për dy pozicione vakante në Gjykatën Kushtetuese;
4. Informacion për disa masa të organizimit të punës me personelin administrativ mbështetës në funksion të kryerjes së procedurave të verifikimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave.
5. Diskutim dhe miratimi i kryerjes së procedurave të shortit për caktimin e relatorëve përkatës të vendeve vakante, llojin e shortit dhe mënyrën e zhvillimit të tij;
6. Diskutimi dhe miratimi i Njoftimit Publik për të kërkuar informacione lidhur me kandidaturat.