Njoftim publik

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 04.08.2020

Dokumente

Përmbledhje

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 16.7.2020, për subjektin e rivlerësimit, znj. Anita Mici, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 4.8.2020, vendosi:
1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Anita Mici, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Durrës.
2. Bazuar në pikën 4, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, transferimin e dosjes së Gjykatës së Apelit Durrës, që i përket çështjes së regjistruar në datën 9.9.2016 dhe të përfunduar me vendimin nr. 197, të datës 5.12.2016, pranë organit kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore.