Njoftim publik

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 24.07.2020

Dokumente

Përmbledhje

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 22.7.2020 për subjektin e rivlerësimit, z. Artan Çupi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më 24.7.2019,me shumicë votash, vendosi:
- Pezullimin nga detyra për një periudhë 1-vjeçare të subjektit të rivlerësimit, Artan Çupi, gjyqtar/kryetar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mat, dhe, detyrimin e tij për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.