Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 13.12.2018
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 278.7 KB
Përmbledhje
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 11.12.2018 për subjektin e rivlerësimit, znj. Emona Muçi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 13.12.2018 vendosi:1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Emona Muçi, gjyqtare dhe kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec.
2. Transferimin e çështjes nr. 00112-291, e vitit 2018 që i përket një denoncimi, pranë organit kompetent, për t’u marrë parasysh gjatë vlerësimit periodik të saj, sipas pikës 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016.