Njoftim publik

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 26.11.2018

Dokumente

Përmbledhje

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 21.11.2018 për subjektin e rivlerësimit, znj. Fiona Papajorgji, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 26.11.2018 vendosi:
Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Fiona Papajorgji, këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese.