Njoftim publik

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 06.06.2018

Dokumente

Përmbledhje

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 04.06.2018 për subjektin e rivlerësimit, znj. Anila Leka, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 06.06.2018, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit,Anila Leka, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme.