Njoftim për shtyp i KPA-së datë 04/09/2020
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 465.2 KB
Përmbledhje
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 03.09.2020, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 21/2019, datë 24.04.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 103, datë 05.02.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Donika Prela.Kryesuesja e seancës bëri me dije se dy trupa të ndryshme gjykues të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kanë vendosur hedhjen poshtë të kërkesës së subjektit të rivlerësimit për përjashtimin nga trupi gjykues të kryesueses, gjyqtares Natasha Mulaj dhe anëtares së kësaj trupe, gjyqtares Ina Rama. Subjekti i rivlerësimit, znj. Prela, konfirmoi se ishte njohur me të dyja vendimet për hedhjen poshtë të kërkesës së saj për përjashtim.