Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 28 Shtator 2020
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 183.4 KB
Përmbledhje
Sot me datë 28.09.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme. Më konkretisht:- Pas verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të emërimit, pasurisë dhe figurës, Këshilli vendosi kualifikimin për emërim të shtatëmbëdhjetë kandidatëve për magjistratë të cilët kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2019-2020.
- Në vijim të shqyrtimit të kandidaturave për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë, Këshilli vendosi kualifikimin e magjistratëve znj.Klodiana Veizi dhe z.Enton Dhimitri, si dhe vijimin e procedurave të mëtejshme të emërimit.
- Gjithashtu pas shqyrtimit të kushteve dhe kritereve ligjore për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Këshilli vendosi kualifikimin e magjistrates znj.Daniela Shirka si dhe vijimin e procedurave të mëtejshme të emërimit.
- Në përfundim Këshilli diskutoi mbi verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar në Gjykatën e Lartë të kandidatit të katërt nga radhët e juristëve te spikatur, shqyrtimi i te cilit u shty për një mbledhje tjetër.