Njoftim publik

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 09.10.2020

Dokumente

Përmbledhje

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 05.10.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, unanimisht vendosi:

A. Lejimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese :

1.Sonila Bejtja, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

B . Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:

1.Eugen Papandile, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.