Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 10 Dhjetor 2020
Dokumente
-
pdf
Dokumenti kryesorDokumenti kryesor · 84.9 KB
Përmbledhje
Sot në datën 10.12.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:Në vijim të shqyrtimit të kandidaturave për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, Këshilli vendosi përfundimin e procedurës së përshpejtuar të vlerësimit etik dhe profesional për vitin kalendarik 2019, pa vendim përfundimtar, për shkak të tërheqjes nga kandidimi, për kandidatët znj. Elona Toro dhe znj. Etleva Temo, si dhe zbatimin e vendimit nr.93, datë 10.11.2020, të Gjykatës Administrative të Apelit dhe fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për znj.Saida Dollani, për tre pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, të shpallura me datë 09.07.2020.