Njoftim për shtyp i datës 04 nëntor i Gjykatës së Lartë
Dokumente
-
pdf
Dokumenti kryesorDokumenti kryesor · 125.6 KB
-
jpeg
Dokument shtesëDokument shtesë · 72.8 KB
Përmbledhje
Gjykata e Lartë ka filluar shqyrtimin e çështjeve gjyqësore në seanca publike, sipas kalendarit të planifikuar dhe shpalljeve në faqen zyrtare të kësaj gjykate si dhe ambientet e jashtme të saj.NJOFTIM PËR MEDIAN
Gjykata e Lartë ka filluar shqyrtimin e çështjeve gjyqësore në seanca publike, sipas kalendarit të planifikuar dhe shpalljeve në faqen zyrtare të kësaj gjykate si dhe ambjentet e jashtme të saj.
Dëshirojmë të sjellim në vëmendjen e palëve në proces dhe avokatëve, të cilët kanë paraqitur rekurse pranë kësaj gjykate, të konsultohen rregullisht me shpalljet zyrtare që bën Gjykata e Lartë në faqen e saj të internetit www.gjykataelarte.gov.al , “Lista e Çështjeve të Shpallura për Gjykim” si edhe në ambjentet e jashtme të gjykatës (stendat publike).