Projektligj

Seanca plenare miratoi 15 projektligje, rrëzoi 2 dekrete presidenciale dhe miratoi 4 të tjerë. Miratohet projektvendimi i zgjedhjes së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese

Dokumente

Përmbledhje

Datë 17. 12. 2020
Seanca e sotme plenare, në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, miratoi pesëmbëdhjetë projektligje, mes të cilave paketa e pesë ligjeve të marrëveshjes së 5 qershorit për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, nga të cilat 4 ligje kërkonin shumicë të cilësuar vota. Po sot u rrëzuan dy dekrete presidenciale si dhe u miratuan 4 dekretet për emërimin ministër i Brendshëm, të z. Bledar Çuçi dhe ministre e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, e znj. Milva Ekonomi, si edhe dekreti për shkarkimin nga detyra të ish-ministrit të Brendshëm, z. Sandër Lleshaj. Futja në rend të ditës e dekreteve të emërimeve dhe shkarkimeve të ministrave u bë më kërkesë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe me dakordësinë e grupeve të tjera. Seanca e sotme miratoi edhe 11 projektligje të tjera.