Procesverbal Nr.18-1 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 11.12.2020, Ora 13.00
Dokumente
-
pdf
Dokumenti kryesorDokumenti kryesor · 326.3 KB
Përmbledhje
Rendi i Ditës:1. Miratimi i procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes së datës 20.10.2020, procesverbalit të shortit, si dhe i procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes së datës 07.12.2020.
2. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatët për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020:
- Klajdi Mone,
- Përparim Kalo.
3. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatëve të mësipërm.
4. Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020.
5. Miratimi i ekspertit të gjuhës së huaj në funksion të realizimit të intervistave me kandidatin e lejuar.
6. Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës së kandidatit të lejuar.
7. Zhvillimi i intervistës me kandidatin për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020, si më poshtë:
- Altin Binaj.
8. Vlerësimi, pikëzimi dhe renditja për kandidatin e lejuar.
9. Diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës.