Vendim

Njoftim për mosankimin e vendimit nr. 415, datë 7.7.2021, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit z. Saimir Smaka.

Dokumente

Përmbledhje

Në zbatim të dispozitave të nenit 179/b, pika 5, të Kushtetutës, nenit C, pika 2, nenit F, pika 2, të
aneksit të Kushtetutës, nenit 63 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe
prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe nenit 15 të rregullores së Institucionit të
Komisionerëve Publikë, pas shqyrtimit të vendimit nr. 415, datë 7.7.2021, të Komisionit të Pavarur
të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Saimir Smaka, Institucioni i Komisionerëve Publikë
njofton se nuk është ushtruar ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.