Vendim

Vendim i KPK-së nr. 406, datë 24.6.2021, për subjektin e rivlerësimit z. Federik Laloshi, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Dokumente

Përmbledhje

Me vendimin nr. ****, datë 16.7.2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për z. Federik Laloshi, me detyrë Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër në datën 19.7.2019, për shkak të plotësimit të moshës për dalje në pension. Me shkresën nr. ****prot., datë 14.12.2020, të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Komisioni informohet se prej muajit korrik të vitit 2019, z. Federik Laloshi përfiton pension pleqërie. Sa më sipër, rezulton se ndaj vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk është ushtuar ankim.

KPK ka vendosur: Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për z. Federik Laloshi, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, pa një vendim përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë i pamundur.