Njoftim publik

Njoftim publik i Avokatit të Popullit datë 15.09.2023

Dokumente

Përmbledhje

Organizatat e Shoqërisë civile të cilat, pas rishpalljes së fundit (për shkak se sipas njoftimit të Avokatit të Popullit datë 1.09.2023 se njëra nga organizatat e shoqërisë civile nga hequr dorë nga shprehja e interesit), shprehen interes për të qenë pjesë e komisionit të shoqërisë civile, janë si më poshtë:
✓ Qendra Shqiptare për një Zhvillim të Qëndrueshëm
✓ Qendra për Çështjet e Informimit Publik “Infoçip”
✓ Shoqata “Drejtësia Sociale”
✓ Klinika Ligjore “Wisdom”

Në përputhje me pikën 1, të nenit 54 dhe pikën 1, të nenit 152 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, procesi i verifikimit u bazua në tre kriteret e mëposhtme:
✓ Regjistrimi sipas legjislacionit përkatës;
✓ Të punuarit në fushën e sistemit të drejtësisë ose të të drejtave të njeriut, dhe ✓ Të kenë zbatuar projekte në këtë fushë të paktën pesë vitet e fundit.

Pas perfundimit të këtij procesi verifikimi, Avokati i Popullit njofton se organizatat e shoqërisë civile të cilat plotësojnë kriteret e përcaktuara ligjore për të vazhduar në fazën tjetër të procesit janë si më poshtë:
✓ Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë
✓ Qendra "Aleanca Gjinore për Zhvillim"
✓ Qendra “Qëndresa Qytetare”
✓ Fondacioni “Kontribut për Edukim”
✓ Qendra Shqiptare për një Zhvillim të Qëndrueshëm
✓ Qendra për Çështjet e Informimit Publik “Infoçip”
✓ Shoqata “Drejtësia Sociale”
✓ Klinika Ligjore “Wisdom”

(Avokati i Popullit; shprehje interesi; kritere; Komision Ad hoc; përzgjedhje; shoqëria civile; organizata të shoqërisë civile; anëtar KLP; anëtar KLGJ; Këshilli i lartë gjyqësor; Këshilli i Lartë i Prokurorisë; Reforma në Drejtësi; institucionet e reja të drejtësisë).