Procesverbal

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 02.11.2023

Dokumente

Përmbledhje

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për hapjen e procedurës së komandimit në Shkollën e Magjistraturës dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për shfuqizimin e vendimit nr. 559, datë 01.12.2021 të Këshillit të Lartë Gjyqësor për pezullimin e procedimit disiplinor të filluar ndaj ish-magjistratit {...} dhe vijimin e shqyrtimit të tij”, i përgatitur nga Komisioni Disiplinor.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin dhe përllogaritjen e pagës referuese bazë të magjistratit (gjyqtar), për periudhën 1 janar 2019 deri më 08 janar 2023”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr. 280, datë 10.12.2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për caktimin e gjyqtarëve për mediat””, i ndryshuar, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për deklarimin e përfunduar, pa një vendim përfundimtar, të shqyrtimit të kërkesës së znj. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për deklarimin e përfunduar pa një vendim përfundimtar të procedurës së verifikimit të mundësisë fizike dhe mendore për ushtrimin e funksionit të gjyqtarit nga z. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
7. Shqyrtimi i projektvendimit për vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016, të gjyqtares {...}.
8. Shqyrtimi i projektvendimit për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares {...}, për periudhën 2017 – 2019”.
9. Shqyrtimi i projektvendimit për vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016, të gjyqtarit ...