Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 18.10.2023
Dokumente
-
pdf
Dokumenti kryesorDokumenti kryesor · 792.3 KB
Përmbledhje
Rendi i ditës:1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për shpalljen e pozicioneve të lira për gjyqtarët e emëruar më datë 12.10.2023, të diplomuar në përfundim të programit trevjeçar të formimit fillestar 2020-2023”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për ngritjen në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, znj. {...}”.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e afatit të komandimit si inspektore në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për magjistraten znj. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për ngritjen në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, z. {...}”.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e afatit të komandimit si nëpunës përgjegjës në njësinë e vlerësimit profesional dhe etik të gjyqtarëve pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, të magjistratit z. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
6. Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për renditjen e kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile të shpallur me vendimin nr. 19, datë 18.01.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016, të gjyqtares {...}”.
9. Shqyrtimi i projektvendimit për vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016, të gjyqtares {...}”.
10. Shqyrtimi i projektraportit për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares {...}, për periudhën e vlerësimit 2017 – 2019.