Albens Tabaku
Anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, zgjedhur nga Kuvendi datë 25.07.2024 nga rradhët e avokatëve.
Gjeneralitete
- Emri
- Albens Tabaku
- Pozicioni
- Anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, zgjedhur nga Kuvendi datë 25.07.2024 nga rradhët e avokatëve.
- Emërimi
- 25.07.2024
- Statusi
- Në detyrë
- Kategoria
- Anëtarë të institucioneve të reja të drejtësisë
- Përditësuar
- 11.01.2025
Eksperienca profesionale
•25.07.2024 - aktualisht - Anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.•2000 - 25.07.2024 - Avokat pranë Dhomës së Avokatisë Korçë. Në vitin 2009 është zgjedhur sekretar i Dhomës së Avokatisë Korçë, anëtar i Kryesisë në vitin 2012, 2014, 2016, 2022 dhe anëtar i Këshillit Kombëtar.
•2010 - 2011 - Pedagog i brendshëm në Universitetin Jopublik "Kristal", lektor në lëndët "E drejtë Tregtare" dhe " E drejtë Romake".
•mars 2008 - qershor 2012 - Pedagog i Jashtëm i lëndës "Ligje Biznesi në Universitetin "Fan Noli" Korçë.
•11.02.1996 - mars 1997 - Këshilltar Ligjor pranë Agjensisë Rajonale të Zhvillimit të Biznesit Korçë.
•08.02.1996 - 16.05.2000 - NdihmësGjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë.
-----------------------------------------------------------------
- Z. Tabaku për një periudhë 1 vjeçare është kontraktuar si avokat nga Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara (CILSP) për projektin "Promoting Child Friendly Justice Norms for Children in Contact with Law", ku ka asistuar në mbrojtjen e të gjithë të miturve në paraburgimin në Burgun e Drenovës.
- Në vitin 2015 ka qënë në research në studimin e organizuar nga "Fonadacioni Shoqëria e Hapur" SOROS për objektin: Studim kërkimor mbi krimin e organizuar në Qarkun e Korçës" me temë: Faktorët social, ekonomik dhe poltik që bënë të mundur lindjen e strukturave kriminale në Qarkun e Korçës, situata aktuale e këtyre strukturave.
- Në vitin 2016 ka qënë pjesëmarrës dhe lektor në platformën elektronike E-learning në kuadër të rrjetit: Balkan Regional Rule of Law Network" në temën: Pamjaftushmëria e arsyetimit të vendimeve gjyqësore dhe dhunimit të parimit të barazisë së armëve në proces. Diferenca ndërmjet vendimeve tipike gjyqësore dhe atyre të ashtu quajtuara vendime të shkurtuara "De-Plano".
- Në muajin shkurt 2017 ka qënë pjesëmarrës në kursin "Trajnim për Trajnerë" të organizuar në kuadër të programit "Reinforcing Judical Expertise on Freedom of Expression" in south East Europe, organizuar nga Shkolla e Magjistraturës, Be dhe KE.
- Në datën 17-19 prill 2018 ka marrë pjesë në vizitën studimore në strasbourg në kuadrin e një delegacioni të gjykatësve, prokurorëve dhe avokatëve të certifikuar si trajnerë për nenin 10 GJEDNJ, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut dhe Sundim të Ligjit, Drejtoria e Shoqërisë së Informacionit dhe Veprimit kundër Krimit, Departamenti i Shoqërisë së Informacionit dhe Divizioni për Media dhe Internet.
- Ka marrë pjesë në trajnimin me temë: "Çështjet Reale të Falimentit në Shqipëri", organizuar nga Korporata Financiare Ndërkombëtare, pjesë e grupit të Bankës Botërore në kuadër të projektit "Zgjidhja e Borxhit dhe Dalja nga Biznesi".
- Gjithashtu ka marrë pjesë në trajnimin me temë: Forcimi i Mbrojtjes dhe Zbatimit të të Drejtave të Pronësisë Intelektuale".
Arsimi
•Nëntor 2014 - Qershor 2015 - Programi i Arsimit Vazhdues për Avokatët, Dhoma Kombëtare e Avokatisë.•2009 - 2010 - Master në Universitetin Europian të Tiranës, në Programin Masteri i Nivelit të Dytë, në degën "E Drejtë Private", profili "Qeverisje e Korporatave" me mesatare 10.
•1991 - 1995 - Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës (me shkëputje nga puna) me mesatare 9.
Kualifikime dhe promovime
- Z. Tabaku zotëron licensën e avokatit.- Ka fituar diplomën e trajnerit të Trajnuesve në fushën e Lirisë së Shprehjes, "Reinforcing Judical Expertise on Freedom of Expression" in South East Europe.
- Korrik 1999 është certifikuar në kursin për mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, organizaur nga Qendra Ndërkombëtare e Organizatave të Punës.
- Prill 2005 është certifikuar për procedurat e ankimit në Gjykatën Evropiane të të Drejtave Ndërkombëtare të Njeriut, organizuar nga Këshilli i Europës.
- Korrik 2000 është certifikuar si trajner për "Menaxhim Emergjencash", lëshuar nga Care International.
- Trajnuar nga IFC World Bank Group, Banka Botërore për Familentimin dhe rastet reale në Shqipëri".
Masa disiplinore
- Z. Albens Tabaku nuk ka masa disiplinore.Dokumente
Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.
-
pdf
Raporti i Vlerësimit nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë të kandidatëve për anëtarë të KLGJ nga avokatia datë 17.05.2024. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 5.2 MB
-
pdf
Raporti i Vlerësimit nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë të kandidatëve për anëtarë të KLP nga avokatia datë 17.05.2024. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 4.7 MB
-
pdf
Njoftim i Avokatit të Popullit për Vendimin e Komisionit të Pavarur Ad Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve për KLGJ dhe KLP pranë Avokatit të Popullit për shpalljen e emrave të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për të qenë anëtarë të KLP dhe KLGJ nga avokatia. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 58.0 KB
-
pdf
Vendim i Kuvendit Nr. 60, datë 27.06.2024 Për rrëzimin e listës së parë në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e avokatëve sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 63.6 KB
-
pdf
Vendim i Kuvendit nr. 63, datë 04.07.2024 Për rrëzimin e listës së dytë në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e avokatëve sipas ligjit nr. 115/2016 "Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë", i ndryshuar. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 63.7 KB
Përmendet në
Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Albens Tabaku”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.
- Projektvendim i Kuvendit Nr. _/2024
- Vendim i Kuvendit nr. 63, datë 04.07.2024
- Vendim i Kuvendit Nr. 60, datë 27.06.2024
- Vendim i Kuvendit datë 27.06.2024 për mosmiratimin e listës së kandidatëve për anëtar të KLGJ dhe KLP nga avokatia.
- Lista e kandidatëve të përzgjedhur me short nga Nënkomisioni “Për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të KLGJ dhe KLP nga radhët e avokatëve” datë 13.06.2024.
- Raporti i Vlerësimit nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë të kandidatëve për anëtarë të KLP nga avokatia datë 17.05.2024.
- Raporti i Vlerësimit nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë të kandidatëve për anëtarë të KLGJ nga avokatia datë 17.05.2024.
- Vendim i Komisionit Ad Hoc pranë Avokatit të Popullit datë 29.04.2024 për renditjen përfundimtare të kandidatëve për anëtarë të KLP dhe KLGJ nga radhët e avokatëve.
- Vendim i Komisionit Ad Hoc pranë Avokatit të Popullit datë 29.12.2023 për renditjen përfundimtare të kandidatëve për anëtarë të KLP dhe KLGJ nga radhët e avokatëve.
- Njoftim publik i Avokatit të Popullit datë 07.12.2023
- Njoftim për shtyp i Avokatit të Popullit datë 09.08.2023
Deklarimi i pasurisë
Deklaratat e pasurisë të Albens Tabaku janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.