Artur Kalaja

Anëtar i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, emëruar me Dekretin nr.13173, datë 26.07.2021 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Në detyrë Gjyqtarë

Gjeneralitete

Emri
Artur Kalaja
Pozicioni
Anëtar i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, emëruar me Dekretin nr.13173, datë 26.07.2021 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Emërimi
13.09.2000
Statusi
Në detyrë
Kategoria
Gjyqtarë
Përditësuar
14.05.2024

Eksperienca profesionale

• 26.07.2021 - aktualisht - Anëtar i Gjykatës së Lartë .
• 16.05.2006 - 26.07.2021 - Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
• 02.10.2001 - 16.05.2006 - Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
• 13.09.2000 - 02.10.2001 - Stazh Profesional pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Arsimi

• 2009 - 2010 - "Master Shkencor në të Drejtën Civile", Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
• 2001 - Diplomuar në Shkollën e Magjistraturës.
• 05.07.1996 - Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës.

• Z. Kalaja ka kryer disa trajnime në fushën e së drejtës, brenda dhe jashtë vendit.
• Është certifikuar nga Këshilli i Evropës, Strasburg si "Trajner kombëtar për Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut".
• Prej disa vitesh është qenë ekspert pranë Shkollës së Magjistraturës.

Kualifikime dhe promovime

- Kualifikuar nga KPK me vendim të formës së prerë, konfirmuar në detyrë pas procesit të Vetingut.

Vendime

- Vendim i KPK-së nr. 207, datë 08.11.2019 - Subjekti i rivlerësimit: z. Artur Kalaja, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
- Njoftim i IKP për mosankimin e vendimit nr. 207, datë 8.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Artur Kalaja.

Vlerësime

• 2005-2006 - Vlerësuar "Shumë mirë"
• 2007-2009 - Vlerësuar "Shumë mirë"

Masa disiplinore

- Nuk ka masa disiplinore.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Artur Kalaja”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Burime të tjera

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Artur Kalaja janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë