Antoneta Sevdari (Bejko)

Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme. Konfirmuar në detyrë (rikthyer në detyrën e saj si prokurore) pas rishqyrtimit të çështjes nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pas vendimit të dhënë nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut. KPA më datë 10.05.2024 ka prishur vendimin e mëparshëm të saj Nr. 6/2019 dhe ka lënë në fuqi vendimin Nr. 42/2018 të KPK për konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit.

Në detyrë Prokurorë

Gjeneralitete

Emri
Antoneta Sevdari (Bejko)
Pozicioni
Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme. Konfirmuar në detyrë (rikthyer në detyrën e saj si prokurore) pas rishqyrtimit të çështjes nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pas vendimit të dhënë nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut. KPA më datë 10.05.2024 ka prishur vendimin e mëparshëm të saj Nr. 6/2019 dhe ka lënë në fuqi vendimin Nr. 42/2018 të KPK për konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit.
Emërimi
01.10.2002
Statusi
Në detyrë
Kategoria
Prokurorë
Përditësuar
25.04.2026

Eksperienca profesionale

•24.03.2026 - aktualisht- Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme.
•10.05.2024 - 24.03.2026 - Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
• 11.02.2020 - 19.03.2024 - Avokate.
• 12.12.2018 - 28.02.2019 - Anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
• 2012 - 12.12.2018 - Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
• 01.10.2002 - 2012 - Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Arsimi

•25.12.2006 - Ka marrë titullin “Administrator biznesi” në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës.
•2003 - Diplomuar në Shkollën e Magjistraturës.
•10.07.1999 - Diplomuar me titullin “Jurist”, në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

Kualifikime dhe promovime

- Konfirmuar në detyrë me vendim përfundimtar të KPA më datë 10.05.2024. KPA ka prishur vendimin e mëparshëm të saj Nr. 6/2019 dhe ka lënë në fuqi vendimin Nr. 42/2018 të KPK për konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit.

---------------------------------------------------
- Më 10.05.2024 KPA vendosi rikthimin në detyrë të znj. Antoneta Sevdari.
- KPA ka marrë edhe një herë nën vlerësim subjektin. Kjo pas Vendimit të GJEDNJ, Sevdari kundër Shtetit Shqiptar, vendim ku pranohej pretendimi i subjektit kërkues se gjatë shqyrtimit në KPA është shkelur neni 8 i Konventës KEDNJ (dhjetor 2022). Kolegji i Posaçëm i Apelimit KPA, sipas njoftimit datë 11.03.2024 vendosi të pranojë kërkesën e znj. Sevdari për Prishjen e vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (JR) nr. 6, datë 28.02.2019 ku ishte Shkarkuar nga Detyra.
- Znj. Sevdari kishte kaluar nivelin e parë të Vettingut në KPK datë 18 Korrik 2018.
- Me ankesë të Institucionit të Komisionerit Publik kundër vendimit konfirmues të KPK, KPA rishqyrtoi dhe shkarkoi Prokuroren Sevdari.
- Vendimi i KPA u bë pjesë e ankesës në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut (Strasburg) cka shënoi mundësinë e rivlerësimit në KPA.

Vendime

- Vendim i KPK-së Nr. 42, datë 18.07.2018, për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit znj. Antoneta Sevdari, prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
- Njoftim i IKP-së (Komisioner Darjel Sina) për Ankimin e vendimit Nr. 42, datë 18.7.2018 të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit znj. Antoneta Sevdari.
- Vendim i KPA-së Nr. 6, datë 28.02.2019 ku është vendosur: Ndryshimi i vendimit Nr.42/2018, të KPK-së dhe shkarkimi nga detyra i subjektit të rivlerësimit znj. Antoneta Sevdari.
- Vendim i KPA-së Nr. 20/2024 (JR), datë 10.05.2024, që ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të KPK nr. 42, datë 18.07.2018 dhe duke rikthyer në detyrë znj. Sevdari.

Vlerësime

•01.01.2016 - 31.12.2016 - Vlerësuar "Shumë mirë"
•01.01.2015 - 31.12.2015 - Vlerësuar "Shumë mirë"
•01.01.2014 - 31.12.2014 - Vlerësuar "Shumë mirë"
•01.01.2013 - 31.12.2013 - Vlerësuar "Shumë mirë"
•01.01.2012 - 31.12.2012 - Vlerësuar "Shumë mirë"

Masa disiplinore

- Nuk ka masa disiplinore.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Antoneta Sevdari (Bejko) janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë